Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare ka konfirmuar rritjen e tarifave të sigurimit të automjeteve në masën 20 %. Ndërkohë që jo shumë kohë më parë AMF kishte garantuar se nuk do të kishte rritje çmimesh për sigurimet e automjeteve. Por AMF ka sqaruar edhe pse ka ndodhur rritja e tarifave të sigurimit të automjeteve, duke e lidhur ketë ndryshim me rritjen e takës së primit të shkruar bruto në masën 7 % dhe pjesa tjetër për efekt të ndryshimit të riskut, shpenzimet për dëmet dhe shpenzimet administrative të operatorëve. amf shpjegoi se rritja reale e tarifes së sigurimeve, pa rritjen e primit të shkruar bruto 7 %, është 13 %
Add new comment