Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit
Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.
Zv.presidenti amerikan më tej ka vlerësuar punën e Vuçiç si kryeministër i shtetit serb, duke thënë se ka bërë një punë mjaft të mirë. Sipas tij, Vuçiç po udhëheq Qeverinë e Serbisë drejt një rruge të drejtë për shtetin serb dhe po ashtu të vështirë. Bajden ka deklaruar në Beograd se shqiptarët dhe serbët duhet të lënë pas të shkuarën dhe të ndërtojnë një të ardhme paqësore.
Bajden ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një Ballkan në paqe dhe me një stabilitet të qëndrueshëm. Ai tha se Gadishulli Ballkanik është ndër rajonet më të rëndësishëm për paqen në Evropë "Përgjatë tre dekadave të fundit e kam parë Kroacinë, Kosovën dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit si një kontribues të rëndësishëm për një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Dhe më duhet të them se Serbia në këtë aspekt është një gur themeli". Ndërkohë, gjatë kohës që Bajden dhe Vuçiç janë takuar, radikalët e djathtë serbë, kryesuar nga Sheshel, kanë protestuar kundër vizitës së zv.presidentit amerikan në Beograd. Më pas zv/presidenti amerikan u zhvendos në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të Prishtinës.
Add new comment