Mos po i vjen radha për një nekrologji?
Sot kryeministri Edi Rama shkruante ndër të tjera në postimin e vet në Facebook: "Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore".
Nisur nga kjo, por edhe meqenëse projekti enigmatik, misterioz i sheshit "Skënderbej" është në proces, madje me lloj - lloj risish që shfaqen në Facebook, është legjitime të pyetet se çfarë do të bëhet me mozaikun e Muzeut Kombëtar? I dëmtuar, mozaiku u përfol se do të asgjësohej që në qeverisjen e PD-së, por në fakt ai thjesht u la të degradohej. Ai është krijim i periudhës së komunizmit, siç quhet koha e regjimit të Enver Hoxhës, dhe ndoshta duhet një vlerësim nëse përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore apo historike. Është e vërtetë se ndryshimi perceptohet mbi modën e vendimeve antipopullore, por këto vendime që prekin pikat e referimit të një qyteti, ndoshta duhen trajtuar me më shumë dinjitet sesa një status në Facebook.
Add new comment