Kthesa e Turqisë "turbullon" SHBA-në, Trump akuzon Obamën e Klinton si krijues të ISIS

Postuar në 11 Gusht, 2016 23:41

Mevlut Çavusoglu ftoi Rusinë të kryejë operacione të përbashkëta me Turqinë kundër Shtetit Islamik në Siri. Deklaratat e Çavusoglu në lidhje me operacionet e përbashkëta turko-ruse kundër Shtetit Islamik në Siri vijnë pas takimit mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, ku të dyja palët folën për një ri fillim të ri pas krizës diplomatike që shkaktoi rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat turke në Siri.

"Për sa i përket Shtetit Islamik ne kemi thënë se kemi një armik të përbashkët kundër të cilit ne mund të luftojmë së bashku"- tha ministri i Jashtëm turk të enjten.  Turqia kishte pezulluar përkohësisht pjesëmarrjen e saj në fushatën e sulmeve ajrore të udhëhequr nga koalicioni i SHBA pas krizës në marrëdhëniet me Rusinë.

Paralelisht ambasadori i Turqisë në Moskë Umit Giarntim thotë se Ankaraja nuk është kundër që Bashar al-Asad të ketë një rol në tranzicionin politik në Siri. Ndërkohë, Rusia njoftoi kryerjen e një stërvitje detare në Mesdheun lindor më 15 gusht, ku do të marrin pjesë dy luftëanije të pajisura me raketa.

Krisja e marrëdhënieve të Turisë me Shtetet e Bashkuara duket se ka nxitur edhe luftën e brendshme në Shtetet e Bashkuara. Kandidati republikan Donald Trump akuzoi presidnetin Barak Obama si themelues të ISIS. “Ai lejoi trazirat kudo në Lindjen e Mesme dhe ky ishte një gabim i tmerrshëm. Dhe më pas Obama tentoi ta pastrojë atë që bëri dhe bëri një rrëmujë edhe më të madhe. Apo ajo që bëri Hillari në Libi ishte shumë e trishtueshme. Dhe gjithë kjo rrëmujë i dedikohet presidentit Obama. Ai është themeluesi i ISIS. Bashkëthemeluese e ISIS është Hillari Klinton”deklaroi Trump në një takim në Florida.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.