Një korridor që synon të shmangë Kanalin e Suezit

Postuar në 07 Gusht, 2016 18:59

Media iraniane “PressTv” raporton për një projekt të madh infrastrukturtor mes Rusisë, Iranit dhe Indisë, që synon të anashkalojë dhe shkurtojë drejtimin e Suezit. Korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug, diskutimet për të cilin do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit të hënën, synon të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Kaukazin, Azinë Qendrore dhe Europën duke ulur kostot e trafikut aktual. Për këtë projekt që konsiston në një korridor prej 7200 km ka folur edhe presidenti rus, Vladimir Putin, sipas të cilit ai synon të ofrojë mundësitë më të mira për tranzitin e mallrave nga India, Irani, Gjiri Persik dhe Rusia drejt Europës Veriore dhe asaj Perëndimore.

Projekti është konceptuar në vitin 2000, por në vitin 2014 është folur për detaje. Nga analizat e kryera, rezultoi se kostot përmes kësaj rruge ulen me 2 500 dollarë për 15 tonë kargo si dhe shkurton me 14 ditë lidhjen e Indisë me Rusinë dhe nevojën e kalimit në Suez, një kanal i mbingarkuar, por edhe i shtrenjtë. Mbetet për t’u parë sa mund të realizohet ky projekt që riorienton fluksin e tregëtisë në një nga zonat më me interes në botë. 

 

http://www.presstv.com/Detail/2016/08/07/478885/Iran-Russia-transit-corr...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po si u ulka costo me 2500 usd per 15 ton ngarkes , kur nga india nje konteiner per ne europ nuk kushton me shum se 1800 usd!!?

Submitted by Anonymousi redaksise (not verified) on

Sa mire qe AMONYMOUSI eshte specialist per gjithecka.
I specializuar ne cdo fushe, nga pak, dhe hicgje ne thelb.
Lum si redaksia qe te ka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.