Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë, sulme simuluese ndaj bazave amerikane në Korenë e Jugut

Postuar në 03 Gusht, 2016 11:28

Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka identifikuar lëshimin e dy raketave balistike nga Koreja e Veriut. Njëra prej raketa shpërtheu menjëherë pas lëshimit, ndërsa tjetra ndoqi trajektoren drejt Detit të Japonisë. Pentagoni vlerësoi se lëshimi i këtyre dy raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi nuk ishte rrezik për Amerikën e Veriut, ndërsa kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe e përshkroi si një "kërcënim serioz" për vendin e tij.

Një prej raketave fluturoi mbi ujërat që janë nën kontrollin e japonezëve. Ky zhvillim ka ndodhur pas një seri testesh balistike nga Koreja e Veriut, në kundërshtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pjesa kryesore e raketës ul brenda zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë, sipas burimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Tokio. Akti i Penianit vjen pas vendimit amerikan për të vazhduar me instalimin e sistemit të avancuar të mbrojtjes THAAD  në territorin e Koresë së Jugut.

Vetëm pak ditë më parë Koreja e Veriut njoftoi se ka nisur  testimin e raketave balistike, duke simuluar sulme parandaluese në portet dhe aeroportet në Korenë e Jugut, të cilat janë në përdorim nga forcat e armatosura amerikane. Testet janë kryer nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në mënyrë që të simulohet edhe shpërthimi i mbushjeve bërthamore të këtyre raketave.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.