“Me mik” deri në OKB. Ndryshohet raporti për ndryshimet e klimës. Fshihet emri i Australisë “për të mos dëmtuar turizmin”
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” raporton për një skandal në publikimin e dokumenteve zyrtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka fshirë nga një raport për ndrushimet klimaterike dhe sitet që janë trashëgimi botërore, Australinë. Sipas gazetës në një version të hershëm të raportit, hartuar nga UNESCO dhe programi i OKB-së për mjedisin, UNEP, Australia përmendej, pasi ky kontinent është i pasur me site që janë trashëgimi botërore e që janë prekur nga ndryshimet e klimës. Dhe sipas gazetës fshirja e emrit Australi – pra e një kontinenti të tërë ishte bërë për të mos dëmtuar turizmin.
Dhe ne që ankohemi nga ambasadorë të ndryshëm e për një copë reformë?! Duket se në kohët e sotme miku gjendet deri në OKB, e cila fshin e ndryshon raporte.
https://www.theguardian.com/environment/2016/aug/02/un-tries-to-hide-inv...
Add new comment