Tronditja e italianëve për vrasjen e klerikut katolik, imamët myslimanë marrin pjesë në liturgji

Postuar në 31 Korrik, 2016 21:53

Të krishterë dhe myslimanë morën pjesë në “lutjen e paqes” për nder të priftit Jacques Amel të vrarë barbarisht nga ushtarët e ISIS javën e kaluar në një kishë të Normandisë. Le Monde shkruan se qindra myslimanë iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në meshën e mbajtur në katedralen e Rouen.

"Sot mirëpresim veçanërisht miqtë tanë myslimanë, të cilët kanë shprehur dëshirën për të na vizituar", tha kryepeshkopi i Rouen. Vrasja e klerikut katolik shkaktoi tronditje të madhe në Itali. Mesha të ngjashme kundër urrejtjes fetare u mbajtën të dielën në  shumë kishaa italiane. Në Romë tre imamë morën pjesë në liturgjinë e  Zojës së Shenjtë në Trastevere, meshë që u ndoq nga katolikë dhe muslimanë.

E njëjta gjë ndodhi në kishën në Milano, ku, siç citohet nga Ansa,  kreu i komunitetit musliman lokal tha se  "pjesëmarrja e myslimanëve në këto mesha përbën një shenjë afërsie shpirtërore me bashkësinë e krishterë”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.