Shefi i CIA-s, Brennan: Nuk e di nëse Siria do të jetë në gjendje të ekzistojë pa u ndarë
Pas Irakut dhe Libisë i vjen radha Sirisë që t’i ekspozohet skenarëve për ndarjen territoriale të vendit. Shefi i shërbimit amerikan të inteligjencës, John Brennan, deklaroi gjatë një fjalimi në forumin vjetor të Aspenit në Colorado, se është e pasigurtë nëse Siria, tashmë prej pesë vitesh në luftë, do të jetë në gjendje të rikristalizojë unitetin e dikurshëm shtetëror.
“Nuk e di nëse Siria do të mund të jetë më bashkë apo jo. Është derdhur shumë gjak, nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta mbajmë këtë vend një të tërë”, tha Brennan.
Kjo është hera e dytë që një zyrtar i lartë amerikan flet për ndarjen. Në muajin shkurt ishte sekretari amerikan i Shtetit, Kerry që foli për “Planin B", ose ndarjen e vendit.
http://www.aljazeera.com/news/2016/07/cia-chief-optimistic-syria-remain-...
Add new comment