Buxheti i rishikuar i qeverisë, fondet shkojnë për Unazën e Madhe të Tiranës
Ministria e Financave pothuajse ka pwrmbyllur rishikimin e buxhetit, dhe pritet që së shpejti ta çojë në qeveri. Financat konfirmojnë se nuk do të ketë ndryshime në planin e të ardhurave, pasi objektivi mbetet arkëtimi i 419 miliardë lekëve, aq sa ishte planifikuar në fillim të vitit. Edhe shpenzimet parashikohet të mos shënojnë tkurrje në vlerë. Por, Ministria e Fianancave pranon se do të ketë ndërhyrje në shpenzime përmes rialokimit të fondeve dhe një ekuilibrimi të investimeve.
Sipas Financave, do te rialokohen 4 miliardë lekë, nga investimet me burime të huaja, për shkak të problemeve që shfaqin disa nga projektet. Ministria e Financave duket se sheh me prioritet përfundimin e disa projekteve, siç është Unaza e Tiranes. Për kete segment, bëhet e ditur se po shkon gjysma e fondeve të siguruara nga shitja e kompanisë INSIG, raporton Abc News.
Një pjesë fondesh nga shpenzimet publike pritet të shkojnë edhe për pagesat e detyrimeve të prapambetura, që është edhe detyrim primar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesisht në sektorin e transportit. Janë gati 1.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi nga punimet e infrastrukturës, të cilat parashikohet te paguhen plotesisht.
Add new comment