Ilir Meta, i munguari i apelit të ambasadorit Lu

Postuar në 28 Korrik, 2016 23:26

Romana Vlahutin dhe Donald Lu, janë padyshim dy ndër ambasadorët më aktivë në Shqipëri. Por krahas këtij roli po del në sipërfaqe edhe një preferencë, një anim i lehtë, i cili në ditët e fundit të diuskutimit për ndryshimet kushtetuese, u evidentua si pjesëmarrje e hapur në lojërat e politikës shqiptare.

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së, Vlahutin, që zbuloi se ka qenë edhe analiste politike, shpalli dje në një intervistë televizive miqtë dhe armiqtë e reformës në drejtësi. Duke hyrë kështu në diskrecionin e politikës dhe institucioneve shqiptare, por edhe në një garë virtuale të dashamirësisë ndaj vendit tonë.

Kolegu i saj, Donald Lu, i ambasadës amerikane, është shfaqur më i drejtpërdrejtë, por në fjalën e mbajtur sot me rastin e festimeve për kalimin e reformës në drejtësi, ka përcjellë edhe ai një mesazh për armikun konstant ndaj përpjekjes së tij. Në prezencë të kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve, Lu ka shmangu në apelin e fjalës së tij, kreun e LSI-së, Ilir Metën. “I nderuar Kryeministër Rama, Z. Xhafaj, Z. Bylykbashi, të dashur miq!

Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve të partive politike? E medias? E komunitetit ndërkombëtar? Apo individualisht e deputetëve? 

Unë e di se kush e meriton nderimin. Dhe i takon një grupi njerëzish që nuk janë sonte këtu. U takon miqve tuaj, fqinjëve tuaj dhe anëtarëve të familjeve tuaja. I takon popullit shqiptar”, tha ndër të tjera Lu.  Meta ishte aty numri një për nga protokolli e megjithatë, ambasadori amerikan, ka folur duke zgjedhur të mos i drejtohet atij. Natyrisht e ka bërë këtë në prezencë të dëshmitarëve, por edhe duke shtuar më tej dozën e qëndrimeve preferenciale. Sa vlerë ka Lu në fushën politike shqiptare? Koha do ta provojë, por për të ngulitur idenë se kreu i LSI-së është i papëlqyer prej selisë së tij diplomatike, ka jo pak. Sidomos pas lajmeve këmbëngulëse për shmangien që i ka bërë atij disa  herë, Victoria Nuland.  Detaje që padyshim ndihmojnë për të përgjuar qetësinë apo acarimin e këtyre kohëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.