Status satirik për Erdoganin, ambasada turke në Kosovë kërkon arrestimin e Berat Buzhalës
Ambasada turke në Kosovë ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës arrestimin e gazetarit Berat Buzhala për një status satirik në Facebook. Lajmi është njoftuar edhe nga vetë gazetari, i cili ka përcjellë edhe një reagim të posaçëm. Ngjan një kërkesë krejt absurde nga një shtet që nuk po di ku janë kufijtë e vet. Pa mohuar se kjo qasje është një provë force kundër gulenistëve shqiptarë që sipas Ankarasë zyrtare janë të shumtë. Pra është një kërkesë që favorizohet, pse jo nxitet edhe nga bota shqiptare. E gjitha në kurriz dhe si faturë e lirisë së shtypit.
Comments
Buzhala nuk meriton simpati
Buzhala eshte sjelle shpesh si nje gazetar i papergjegjshem, jo vetem me kete statusin e tij gjate oreve te pucit ushtarak ne Turqi, dhe ndoshta e meriton nje ndeshkim te lehte. Ben vaki dhe i vjen fiqiri ne vend...
Add new comment