Lajme - shashka: BE-ja kërkon miratimin sa më shpejt të vettingut!!! Procedura është e sanksionuar dhe mbi të nuk ka asnjë negociatë

Postuar në 26 Korrik, 2016 21:21

Presidenti i Nishani dekretoi këtë të martë ndryshimet kushtetuese per Reformen ne Drejtesi. Pas këtij dekreti do të duhen të paktën 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare që parlamenti të nisë me miratimin e 7 ligjeve që janë pjesë e paketës.

Por Top Channel raporton se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të “vetting”-ut brenda muajit korrik, për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga Bashkimi Europian.

Domosdoshmërinë për miratimin sa më shpejt të 7 ligjeve dhe në veçanti të Vetingut e konfirmoi edhe kreu i kuvendit Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës, teksa u pyet nëse parlamenti mund të mblidhej në seancë këtë të enjte për të miratuar së paku ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve. “Patjetër ne do të fillojmë me këtë projektligj, jam në kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit”, -deklaroi Meta.  

Po ashtu burime thanë për "Abc News" se  anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi u ka mbërritur një email që i lajmëron se ditën e mërkurë mund të ketë një mbledhje të komisionit të posaçëm për të shqyrtuar ligjin e vetingut, duke lënë të hapur mundësinë që këtë javë deputetet të mblidhen serish në seancë plenare për të votuar këtë ligj.

Por përtej afatave duket se kryeministri Rama nuk do ta ketë të lehtë të garantojë ndërkombëtarët për kalimin e 7 ligjeve edhe pse për miratimin e tyre nevojiten 84 vota, të cilat mazhoranca PS-LSI i ka. Por sinjalet e dhëna nga Ilir Meta që ndodhet në SHBA, tregojnë se edhe për miratimin e këtyre ligjeve LSI do të kërkojë që të miratohen me konsensusin e opozitës. “Dje e kam siguruar edhe komisionerin Hahn se do të bëjmë çdo gjë që kjo frymë konsensusi të vazhdojë, sepse e tillë ka qenë marrëveshja edhe në miratimin e 7 ligjeve. Dhe unë besoj që kjo është plotësisht e mundur dhe të mësojmë nga kjo reformë dhe nga gabimet që kemi bërë në momentet e fundit”-theksoi Meta në intervistën për Zërin e Amerikës. Parlamenti mund të bëjë çdo gjë, pasi tashmë u konfirmua që është një shtojcë e ambasadave, por Presidenti nuk ka asnjë tagër që të dekretojë mballomat që prodhohen në atë sallë. Edhe sipas Kushtetutës së re, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të kthejë e shfuqizojë ligje kur ato janë miratuar në shkelje të procedurës. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.