Siberi, toka po kthehet në trampolinë mbi flluska metani

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:33

Para një viti bëri bujë në media një dukuri e vëzhguar në Siberi: disa vrima të mëdha të krijuara rishtas. Nga studimet e deritanishme, ideja qendrore pas tyre është se ato janë krijuar si pasojë e çlirimit të metanit, i ndodhur nën tokë. Ngrohja globale ka sjellë sipas disa shkencëtarëve edhe shkrirjen e shtresave që shërbejnë si kapsula për metanin në Siberi, që ka gjetur rrugën për të shpërthyer jashtë. Kjo është shqetësuese, pasi i hap rrugë deduksionit se çfarë do të ndodhë nëse gropa të tilla krijohen në masë, duke u kthyer në puse natyrale të cllirimit të gazit? Pasojat janë të jashtëzakonshme. Si për të shtuar pasigurinë, një tjetër dukuri po vëzhgohet në Siberi: “qullja” e tokës dhe kthimi i saj në një cipë që me sa duket mbulon flluska gjigande metani. Videoja e shpjegon më mirë këtë që po ndodh:

http://www.techinsider.io/methane-bubbles-siberian-permafrost-climate-ch...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.