Turqia tërhiqet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut që ndalon dënimet me vdekje
Grushti i shtetit në Turqi po ravijëzohet qartë si sebepi i shkatërrimit final të asaj që mund të quhej shpresa e një demokracie në këtë vend. Ndonëse janë çështje që i përkasin autoriteteve turke, legjitime si të tilla, disa akte të fundit, shoqëruar me deklaratat e presidentit Reçep Tayyip Erdogan, kanë krijuar jo pak pështjellim. Kështu “WikiLearks” raporton në profilin e vet në “Twitter” se Turqia është tërhequr nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila siç nënvizon WL, “ndalon dënimet me vdekje”(https://twitter.com/wikileaks/status/756286561331863557?ref_src=twsrc%5Etfw). Erdogan është shprehur publikisht se nëse populli e kërkon atëherë pse duhet të “ushqej në burg njerëz të tillë”. Deri më tani janë 13 mijë të ndaluar si të akuzuar për lidhje me grushtin e shtetit, ndërkohë që bizneset dhe çdo gjë që lidhet me Fetyllah Gulen është mbyllur. Në video një sulm i supozuar i mbështetësve të Erdogan ndaj një librarie në pronësi të Gulen.
Erdogan supporters sacking an allegedly Gulenist bookshop. pic.twitter.com/dC3mXL0vr5
— Syria Today (@todayinsyria) 24 luglio 2016
Add new comment