Marrrëveshje. Ndoshta nuk e shkelin kësaj radhe
Duket se palët kanë arritur një marrëveshje mbi mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve jogjyqtarë të Kolegjit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve joprokurorë të Kolegjit të Lartë Prokurorial. Lajmi është bërë publik nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka falenderuar kolegët e tij, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Propozimi ka ardhur nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe nuk dihet mirë se ku konsiston teknikisht, por ai do të zbardhet në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm që duhet ta miratojë atë paraprakisht e mandej të kalojë në seancë bashkë me pjesën tjetër të reformës.
Duke konsideruar se nuk do të ketë më surpriza reforma mund të quhet e kaluar e bashkë me të zhbëhen edhe skenarët politikë të dëshpërimit. Natyrisht do pritur edhe një dorëheqje e Ilir Metës dhe me gjasë ndryshime në reshtimin brenda koalicioneve.
Add new comment