A po lobojnë Qendrat Tregtare për të taksuar blerjet on line?

Postuar në 21 Korrik, 2016 11:12

Ministria e Financave po shqyrton uljen e kufirit të pataksueshëm për blerjet on line, nga 150 euro në 45 euro. Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave thonë se janë mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje online gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Niveli më i lartë i tyre ka arritur në prill, me mbi 130 mijë transaksione on line. Monitor raporton se  volumi i transksioneve online është mbi 150 milionë euro në muaj. Një volum të konsiderueshëm e zënë dhe veshjet e ndryshme. Victoria’s Secret dhe të tjera ku mund të blihet me dollarë, si Alibaba dhe Ebay, janë kthyer në më të preferuarat e rinjve shqiptarë për blerjet online. Vajzat bëhen në grupe dhe pasi “gjuajnë” kur janë uljet më të mëdha porositin online veshjet apo aksesorë të tjerë, duke i paguar me kartë krediti, që më pas u vinë tek dera me postë. Tregu i brendshëm i blerjeve online është i kufizuar dhe pagesat më së shumti kryhen fizikisht, në momentin e dorëzimit të mallit, ndërsa dyqanet e veshjeve në Qendrat Tregtare raportojnë ulje të shitjeve. 

Comments

Submitted by IH (not verified) on

Unë prej inatit nuk blej më kurrë tek TEG-u. Vete në Bari dhe tek TEG-u jo. Qeveria është e kapur nga klientela e saj siç është Samir Mane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.