Manipulimi me emetimin e gazrave nga makinat e naftës, Komisioni Europian ka qenë në dijeni që në vitin 2010

Postuar në 17 Korrik, 2016 01:28

Skandali i mashtrimit me emetimin e gazrave të dëmshëm nga industria e automobilëve duket se është më i madh sesa emri i një kompanise si Volkswagen, apo disa kompanive. Revista gjermane “Der Spiegel” raporton për ekzistencën e disa dokumenteve të brendshme, poseduara prej saj, sipas të cilave rezulton se Komisioni Europian, ka qenë në dijeni të këtij mashtrimi që në vitin 2010. Skandali doli në sipërfaqe për publikun vetëm në vitin 2015, ndërkohë që vetë qeveria gjermane, u ka qenë i informuar për takime lidhur me këtë çështje që në vitin 2012.

Sipas revistës, referuar dokumenteve, në gjurmë të skandalit u ra që në mesin e viteve ‘2000, kur u vu re se përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetet europiane po ndodhte më ngadalë nga sa pritej si pasojë e miratimit të rregulloreve të reja. Komisioni caktoi për të hetuar Qendrën e Përbashkët Kërkimore, e cila përdoir një pajisje të posaçme për këtë. Nga e cila rezultoi se emetimi i gazrave të dëmshëm në makinat e naftës ishte më i lartë në kushtet e rrugës sesa ato në laborator.

Kjo deiferencë hapi diskutime të mëdha. Në vitin 2012 pati edhe një memo nga një zyrtar i komisionit dërguar disa qeverive, por komisioni nuk veproi. Skandali i Volkswagen detyroi kalimin në veprim. Por ndërkohë që përfaqësues të kompanisë së njohur kanë deklaruar publiisht se “ne jemi të turpëruar. Ne kemi bërë një gabim shumë të madh”, nga KE-ja asgjë e ngjashme. 

http://www.spiegel.de/international/business/commission-has-long-known-o...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.