Merr përgjigje dilema kombëtare se përse Spartak Ngjela nuk shkruajti pas vizitës së Nuland
Ka shumë dyshime, madje është shqetësim kombëtar pyetja se përse sot nuk shkroi një status në Facebook Spartak Ngjela. Anglosaksoni par exellence i oborrit socialist. Mendimet janë disa, por sipas disa dëshmitarëve që e shohin sa herë avokatin duke u vërdallosur në Bllok, ai është dëgjuar të ketë thënë me zë të lartë, e duke u parë nga xhami i një lokali para të cilit kalonte: Karthago delenda est. Thuhet se ka bërë edhe një selfie kur e tha këtë.
Burime nga qeveria, krahu rilindës, bëjnë me dije, se së shpejti do të hyjë në fuqi një urdhër i Niko Peleshit që detyron “transparenca.al” që të publikojnë të gjitha statuset e Spartak Ngjelës. Për pagesën për këtë shërbim të paçmuar që i bëhet kauzës europianiste të Shqipërisë, qeveria ka vendosur ta vërë dorën në zemër. Njësoj si për investimet strategjike, pasi edhe shkrimet e Ngjelës cilësohen të tilla, atyre do t’u jepet hapësirë për një çmim simbolik 1 euro në 10 vjet. Urime avokatit!
Comments
Po c'pate me dr. Ngjelen o ti
Po c'pate me dr. Ngjelen o ti autor pa emer ?
Pse me te do te matesh ti ?
Kesaje i thone, te te kruhet ajo gjeja, por jo me gjethe fiku, por me gur zmeril.
Nuk ke kapaciterin e dr.Ngjeles ti o anonimo.
Eh vape o vape.
Edhe ty te paska zene vapa, o Vapa e Korrikut.
Komentuesi i komentit tim,
Komentuesi i komentit tim, nuk eshte komentues, por imitofotokjues vullnetar i enverit me dy gishtat e saliut perpjete.
Me nje fjale, nje sallate.
Komento attikullin, o xhumakxhumak, e jo komentet e komentuesve.
Behu njecike me mendet e tua.
Une komentoj....
Une komentoj ate qe me do menderja, jo ate qe kerkon te me imponosh ti qe te ka zene Vapa e Korrikut.
Add new comment