Plani D – mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës?
Para dy ditësh kryeministri Edi Rama foli për plane A,B,C lidhur me reformën në drejtësi dhe pasojat e saj politike. Mirëpo Nikollë Lesi, botues i “Koha Jonë” hedh idenë se ka një plan D që rrëzon këto që deklaron Rama. “Plani “A” është miratimi me konsensus i Reformës. Nuk do ndodhë. Jo se nuk duhet, porse nuk do Rama. Plani “B” do dështoj, pra fatkqesisht Reforma nuk miratohet. Plani “C” i Edi Ramës çuarje e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të mundet ! Fillon plani “D”. Mocion ndaj kryeministrit Rama. Rrëzimi i tij dhe krijimi i një qeveri teknike me mandat deri në zgjedhjet e radhës parlamentare në korrik 2017. Qeveria e re, edhe me disa vota nga PS, kalon Reformën Zgjedhore, miraton Reformën në Drejtësi me konsensus, merr statusin e hapjes së negociatave me BE, stabilizon ekonominë dhe borxhin publik. Dhe shkon në zgjedhje 2017. Më pas vendos populli se kush e merr pushtetin.
Por, për dreq, mund të ndodhë edhe që Rama të heq “brekët” vetëm që të qëndrojë në pushtet: të pranojë konsensus, pra plani “A””, shkruan Lesi, që është i afërt me LSI-në dhe Ilir Metën që gjendet aktualisht jashtë nevojave të PS-PD për miratimin e reformës pas propozimit Nuland.
Sot Edi Rama është teknikisht në mes të presionit të të gjithëve, pasi drafti i reformës nuk është më atu e tij politike dhe instrument epërsie morale e politike, pasi me ndërhyrjen e Nuland, fiksacioni me rekomandimin 88 i dha fund edhe frontit Lu- Rama-Vlahutin.
Do të ishte shumë ironike të shihje një Edi Rama që rrëzohet me mocion mosbesimi, përmes një neni kushteues, ndryshimin e të cilit e kërkoi ai vetë në prill të vitit 2008. Do të ishte një tjetër dëshmi se në politikë nuk ecën dhe aq shumë kur ke thjesht dhe vetëm axhenda personale. Edhe pse fjalia e fundit e Lesit është provuar disa herë që mund të ndodhë.
Add new comment