“Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët”
Serbia dëshiron të vendosë marrëdhënie sa më të ngushta të mundshme me Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, gjatë takimit me homologun e tij, Edi Rama në kuadër të Samitit të Parisit. Dje u bë i ditur lajmi se të dyja vendet do të organizojnë një konferencë të përbashkët të biznesit dhe të politikës në funksion të forcimit të këtij bashkëpunimi. Por një rëndësi jo të vogël kanë edhe fjalët e kryeministrit serb, që ka folur hapur në favor të miqësimit serbo-shqiptar. “Ne dëshirojmë lidhjet më të mira dhe më të afërta të mundshme dhe ne ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin në interes të shqiptarëve dhe të serbëve”, tha Vuçiç, raporton “Tanjug”(http://www.tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=256223).
Ai është shprehur optimist për ndërtimin e aksit Nish-Prishtinë që i hap Serbisë mundësi të reja tregëtare dhe një dalje eventuale në portin e Durrësit. Në konferencë do të marrin pjesë edhe biznesmenë nga Kosova, ndërkohë që është njoftuar edhe vendosja e një linje ajrore direkte mes Beogradit dhe Prishtinës.
Add new comment