TAP shpëton rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN nuk toleroi uljen e TVSH-së për turizmin që duket në kaos
Qe Shqipëria po zbaton një program ekonomik të diktuar dhe monitoruar rreptë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kjo u konfirmua edhe pas përmbylljes së misionit të radhës në Shqipëri, i cili e bëri të qartë se qeveria në këtë marrëveshje ka vetëm rolin e zbatimit të detyrave. Ambicja e shpallur e ministrit të Financave, Aben Ahmetaj qyshse kur ishte ministër i Ekonomisë për uljen e TVSH-së për turizmin ra përfundimisht në takimin e djeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Në krahasim me konkurrueshmërinë në rajon, kam kërkuar edhe uljen e TVSH-së, që është shumë e debatueshme dhe shumë e vështirë, por besoj e domosdoshme. Do të jetë një betejë pozitive me ministrin e Financave”, deklaronte një vit më parë Ahmetaj. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=299765. Por kjo kërkesë u shty për një kohë të dytë siç pohoi vetë ministri Ahmetaj një ditë më parë në konfencën për shtyp. Nga ana tjetër pritshmëritë për të ardhurat nga sektori i turizmit nuk do të tejkalojnë hapat e viteve të kaluara për disa arsye edhe pse Shqipëria mund të përfitonte nga koneksti rajonal i sigurisë pas ngjarjeve në Turqi dhe problemeve të kësaj të fundit me Rusinë. Shqipëria nuk po e shfrytëzon këtë potencial për të devijuar në bregdetin e saj fluksin e turistëve rusë apo të vendeve të lindjes. Kjo për disa arsye, ku më kryesorja është mungesa e kapaciteteve dhe shërbimeve për turizëm masiv të tipit "all inclusive". Rexhep Kasmi, anëtar i Bordit të Tur-Operatorëve Tursitikë thotë se edhe pse kërkesat nga të huajt janë në rritje dhe ardhja e turistëve ka nisur më herët këtë vit, operatorët turistikë ngrenë shqetësimin për mungesën e kapaciteteve akomoduese dhe problemet me infrastrukturën.
"Nuk kanë gjetur akoma ambjente të sistemuara, kanë gjetur makineri ndërtimi, kanale të hapura, rrugë të paasfaltuara dhe kjo ka patur një efekt negativ te ata turistë që kanë ardhur herët në Shqipëri". http://tvklan.al/te-huajt-qe-preferojne-shqiperine/
Ndërsa drejtues të agjencisë KLSU Travel shprehen se avantazhi i Shqipërisë është bregdeti i bukur "Janë të interesuar për qëndrime nga 7 deri në 10 ditë me shërbime all inclusive, që ne mundohemi t’ia ofrojmë, pasi siç e dini ne nuk kemi shumë struktura hoteliere që i përshtaten kërkesave të tyre. Ne nuk mund ta konkurrojmë dot Turqinë, por me bregdetin tonë të bukur mund t’i joshim ata". http://www.monitor.al/shqiperia-nuk-terheq-dot-turistet-ruse-ja-pse/. Veç kësaj zona e bregut po vuan ndërprerje periodike të energjisë si pasojë e investimeve që po kryen OSHEE në linjat e tensionit të lartë, pikërisht në kohën e sezonit turistik. Ndaj dhe shenset për të konkuruar me rajonin janë vetëm iluzione që ushqejnë konferencat e qeverisë, e cila duket tërësisht e paorganizuar për të maksimalizuar fitimet nga sektori i turizmit. FMN na tha se për vitin që vijen duhet të presim një rritje ekonomike 3-4 për qind si pasojë e investimeve të pritshme në sektorin energjitik, ose thënë më konkretisht nga nisja e punimeve për shtrirjen e tubacioneve të TAP.
Add new comment