Kuvendi rrëzon kërkesën e PS-së për kalimin e ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare: Më parë të kalojnë në komisione
Nuk është më sekret që për reformën në drejtësi ka ndasi edhe brenda vetë shumicës qeverisëse. Një shembull që e provon këtë, por edhe faktin se LSI-ja e Ilir Metës po luan në situatën trepolare si faktor që mban opozitën të angazhuar në skenarin e saj të “Nenit 88”, është shtyrja e përfshirjes së draftit në kalendarin e punimeve të Kuvendit. “Administrata e Kuvendit të Shqipërisë nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për ta çuar nismën kushtetuese nga Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi direkt në seancë plenare. Në projektprogramin e punës së Kuvendit, që i është shpërndarë grupeve parlamentare, nisma kushtetuese për Reformën në Drejtësi propozohet të shqyrtohet sipas procedurës normale, duke kaluar më parë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Kjo procedurë do të ndiqet edhe për një nismë tjetër kushtetuese më të hershme, të ardhur nga Partia Demokratike, por që nuk ka të bëjë me Reformën në Drejtësi”, raporton Top-Channel(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=329806#k2).
Kjo do të thotë se mundësia e diskutimit dhe debatimit të mbahet e hapur, çka në vetvete implikon përsëritjen e kërkesës së opozitës për konsensus. TCh i referohet edhe një statusi në rrjetin social Tëitter të deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, lidhur me Monitorimin Ndërkombëtar. “E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO-n, KE dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta”, shkruan Spahiu.
Add new comment