Arrest me burg për Anjeza Shabanin
Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan. Kopshti “Diren” funksiononte në informalitet të plotë, pas asnjë lloj liçense dhe të pakontrolluar nga institucionet tatimore. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se nuk është përgjegjësi e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit ekzistenca e një kopshti të tillë, ndonëse një dokument i bërë publik nga Gazeta Shqiptare tregon se në vitin 2016 ky inspektoriat kishte planifikuar vetëm inspektime vetëm në 6 kopshte.
Add new comment