Me kokën lart!
Shqipëria mbylli sot zyrtarisht aventurën në Euro 2016, me një debutim historik duke marrë një fitore përballë Rumanisë dhe dy humbje të pamerituara me Zvicrën dhe Francën. Ndeshjet e treta në grupe nuk e favorizuan kombëtaren si një nga 4 ekipet e treta më të mira, duke i dhënë kështu fund pjesëmarrjes në Europian, ku nëse do të kalonim grupin me shumë gjasë do të na priste Gjermania.
“Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares Shqipetare, ne nuk e merituam që të eliminohemi, Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja 90 minuta lojë, por ndikon edhe fati. O sa mirë me qenë SHQIPTAR”,-shkruan Burim Kukeli në profilin e tij në “Facebook”. Ndërsa Amir Abrashi ka tha më herët se dha gjithçka për Kombëtaren, por kjo nuk mjaftoi të kalonim grupin. “Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”,-thotë ai në profilin e tij.
Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të kthehet pasditen e së enjtes në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit në finalet e Europianit. “Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares Shqipetare, ne nuk e merituam që të eliminohemi. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja 90 minuta lojë por ndikon edhe fati. O sa mirë me qenë SHQIPTAR”,-shkruan Burim Kukeli në profilin e tij në “Facebook”. Ndërsa Amir Abrashi ka tha më herët se dha gjithçka për Kombëtaren, por kjo nuk mjaftoi të kalonim grupin. “Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”,-thotë ai në profilin e tij.
Add new comment