Entertainment : Beyoncé zbulon në MTV Video Music Awards se është shtatzanë
Këngëtarja e njohur amerikane Beyoncé la të kuptohej gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve të MTV, mbrëmë në Los Angelos, se pret një fëmijë. Ajo performoi në ceremoni dhe pasi mbaroi fërkoi barkun ndërsa kamerat ishin fokusuar tek bashkëshorti i saj Jay-Z, e cili ndodhej në sallë. Barku tregonte të gjitha shenjat e një shatzanie
- Dua që ta ndjeni dashurinë që po rritet brenda meje – tha ajo gjatë performancës. Turma e të pranishmëve e priti këtë me ovacione.
Një zëdhënës i këngëtares deklaroi për mediat se ylli i muzikës pret vërtet një fëmijë.
Në një intervistë për CNN në qershor Beyoncé deklaroi: “Gjithmonë kam dashur të kem një fëmijë në moshën 30-vjeçare”. Ndoshta këngëtarja e dinte që atëhere që priste një fëmijë.
Sidoqoftë, duket se dëshira e yllit të muzikës u plotësua. Këngëtarja mbush 30 vjeç më 4 Shtator.
A.Kola
Add new comment