Rusia dhe katër Kisha refuzojnë pjesëmarrjen në Këshillin e Shenjtë, Janullatos: Po plagoset prestigji i botës ortodokse
Udhëheqësit e Kishës Ortodokse në mbarë botën lajmëruan se takimi historik i Sinodit të Shenjtë të Kishave Ortodokse , i pari në më shumë se 1 mijë vjet që nga skizma e madhe mes Kishës së Lindjes dhe Perëndimit në vitin 1054, do të mbahet normalisht, në ishullin e Kretës, pavarësisht vendimit të Rusisë për të mos marrë pjesë. Kisha Ortodokse ruse, e katërta për nga rëndësia, njoftoi mungesën e saj në organizimin njëjavor që do të nisë këtë të dielë, pasi edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse, Serbe, Bullgare dhe Gjeorgjiane nuk do të merrnin pjesë.
Gjithësesi patriarku ekumenik Bartolomeu, tha se shpreson që Kisha ruse dhe pjesëtarët e tjerë që kanë njoftuar mungesën e tyre, të ndërrojnë mendje. Takimi parashikonte mbledhjen e 14 lidërëve ortodoksë në botë, me qëllim përhapjen e mesazhit të paqes për mbi 300 milionë besimtarë.
Mbledhja e Sinodit të Shenjtë ishta parashikuar të mbahej në Stamboll, por rrëzimi i avionit rus në Siri dhe rritja e tensioneve mes Rusisë dhe Turqisë anulloi vendodhjen e këtij takimi. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka konfirmuar praninë e saj, madje kryepeshkopi Anastas ka botuar edhe një artikull në të përditshmen Kathimerini. http://www.kathimerini.gr/863672/article/epikairothta/ellada/ar8ro-anast...
Ai thotë se shtyrja e Sinodit të Shenjtë të Kishave Ortodokse do të dëmtonte dhe plagoste prestigjin e botës ortodokse, megjithatë, realizimi mund të jetë një bekim për Kishën Ortodokse, botën e krishterë dhe rrjedhën e njerëzimit. Kryepeshkopi shprehet se se pas luftës së Dytë Botërore shumë Kisha Autoqerfale përjetuan persekutime të ndryshme nga qeveritë ateiste dhe se thirrja e Sinodit të Shenjtë do të ishte një mundësi për të përmbushur unitetin e ortodoksisë.
Add new comment