Kryeministri si kastigues gjykatash dhe gjykatësish
Një ditë pasi gjykata vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë, Haki Çako, në kuadër të hetimeve për pajisjen përgjuese, dy personat të prekur direkt në këtë aferë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, kanë reaguar duke përdorur gjuhën e forcës. Ministri shprehu që dje mbështetje për oficerët e shkarkuar, një sinjal që merr kuptime të tjera në kushtet e një personi që është në presionin hetimor. Kryeministri, pasi i kërkoi ndjesë Italisë për një vendim gjykate – diçka e paprecedentë edhe në imagjinatën politike – sot doli kundër gjykatësit që dha vendimin me një batare akuzash.
“Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës! Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë Ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë… Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë? Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre”, shkruan Rama në Facebook.
Duket se dështimi i reformës kërkon një përgjigje teatrale, ku i miri gjendet në një betejë me të keqen. Dhe kështu, me këtë gjuhë, kryeministri provokon, apo kërkon të provokojë një betejë imagjinare deklaratash me gjyqësorin, apo me gjyqtarët. Për të arritur...ku? Me siguri në frenimin e një vendimi konfirmues në Apel. Të shihet sesi kryeministri “harron” prokurorinë në këtë çështje.
Comments
Autori i ketije shkrimi, a e
Autori i ketije shkrimi, a e kupton qe kjo qeveri, ka celesat e kashtes per kete reforme ne drejtesi ?
Si rrjedhoje, te gjithe trupa gjyqesore dhe e prokurorise, do te kalojne ne filter te FBI-se shqiptare, duke u nderruar minimalisht keto trupa ne masen 95%.
Prandaj, edhe sikur nuk eshte ne sintoni me llogjiken politike dhe juridike te faktit.
Sali Berisha dhe Lul Basha, e kethyen PD, si dikur Enver Hoxha Shqiperine, ne nje ishull te rrethuar nga armiq te brendshem e te jashtem, imperialiste e revizioniste, me qellim zhdukjen e tyre. A ka paradoks me te madh se sa kjo, duke e paralelizuar kete ndodhi, me te drejte, me periudhen e diktatures komuniste qe ka hequr ky vend, duke arritur me shprehje si kush nuk eshte me mua, eshte armk me mua.
Absurditete made in komunisti Sali Berisha.
Tung.
O Symadh e mendje vogel.
O Symadh e mendje vogel.
Me fjalet e tua po e pranon se qeveria e populli shqiptar nuk kane asnje fuqi per keto gjoja "reforma".
Pra i bejne te tjeret, jo shqiptaret.
Thuhet se ata na e duan te miren, si miq, e per kete po na ndihmojne.Por a nuk do te ishte me e udhes te na e shpjegonin ? Besoj se dikush do ti kuptonte , pasi nuk mund te thuash se te gjithe ne shqiperi jane budallenj e nuk e kuptojne kete te mire qe na dhurohet. Ne se eshte keshtu kot sa lodhen per te ndihmuar keta "Budallenj".
Me qe ra fjala , kush e di se cfare permban konkretisht kjo "reforma" e famshme ? Keni pare ndonje draft ?
Se ketu behet fjale per dicka qe do te na ndryshoje katerciperisht jeten tone.
Apo miqte kane menduar se vetem disa te perzgjedhur mund ta shohin ate dhe ne, populli, duhet ta pranojme e adhurojme ashtu sic adhurojme e pranojme bemat e mrekullite e Krishtit e Muahametit.
Bile ata marin persiper te thone se kete reforme, populli jo vetem qe mbeshtet por mezi po e pret.
Une di (nga shtypi) se do te jete nje grup apo komision, quaje si te duash, me te huaj , specialiste e te zote qe do te kalojne ne site te gjithe njerezit e drejtesise dhe do te kontrollojne ne vazhdimesi punen e atyre qe do te mbeten. Mirepo drejtesia kontrollon edhe punen e vendimarrjen e qeverise dhe te cdo individi dhe e ndeshkon ate kur shkel ligjet. Pra cdo gje ne kete vend do te jete nen kontrollin dhe gjykimin e ketij grupi specialistesh nderkombetare qe do te kalojne ne siten e tyre cdo aspekt te jetes sone. Do te ishte me mire ti quanim "Keshilli i Olimpit" ose dicka e ngjashme.
Duke qene se ata nuk kemi te drejte ti zgjedhim as ti largojme, ata dot kene atributet e gjysem perendive, pasi edhe ne vendet nga do te vijne ka proceduara per ti hequr ,zevendesuar , apo edhe denuar kur nuk veprojne mire , por ketu jo.
Grupi i miqve te huaj qe po "punon" per kete reforme do te ndyshoje edhe gati nje te treten e kushtetutes, per te miren tone, kuptohet, dhe ne nuk ka perse te ndjehemi te ofenduar se perse nuk na pyet njeri. E gjithe kjo behet per te miren tone.
Thuhet se ata do te jen te drejte e te pagabueshem, profesiniste e me integritet. Por valle ku kane qene per keto 25 vjet ? A nuk jane keta te huaj me integritet qe dalin ne per TV, hane e pine darka e dreka me Meten Ramen, Berishen e Bashen, qe nje dite po e nje tjeter jo , shkojne ne zyrat tyre apo i therasin ? A nuk po e bejne kete "reforme se bashku me keta? Nga kush pretendohet te na mbroje kjo "reforma" nga fiset ZULU ?
Fakti qe gezohen apo pezmatohen ku ndonjeri nga kete personazhe, qe jane fajtoret e gjendjes ku ne jemi, pranon apo jo kushtet e ketyre "reformave" dhe nuk intersohen fare, po fare, se c'fare mendon populli shqiptar per to pasi ne fund te fundit ai do ti gezoje ose vujaje frytet e saj.
Praktikisht kjo quhet leshim sovraniteti. Dikush tjeter me ekstrem do te quante kolonizim. Intersante eshte se edhe kolonizimiet paraqiteshin si cuarje e qyteterimit dhe e demokracise ne ato vende.
Nuk e kuptoj se perse pastaj duhet te behen zgjedhje ne kete vend, apo per te shpenzuar ca para nga qeseja jone shpuar e buxhetit.
Drejtesine na e rregullojne miqte e huaj,mbrojtjen na e sigurojne miqte e huaj, policine e bile edhe pergjimet na i sigurojne miqte e huaj, punesimin po miqte e huaj me investimet e tyre ( ne call-center), shendetesine e kemi dhene me koncension per 35 vjet,mInierat, naften, hidrocentralet, aeroportet, portet i kemi dhene me koncension, parkimet po ashtu, doganat (te pakten deri dje) na i kontrollonin miqte e huaj dhe nuk eshte cudi te e ndihmojne prape per kete duke patur parasysh se edhe TVSH do te na mbledhin miqte e huaj, programet shkollore na i bejne miqte e huaj madje edhe sheshet, lulishtet e stadiumet na i projektojne miqte e huaj, te drejten e prones , e drejte themelore e njeriut, o na e jep Gjykate e Strasburgut ose ligji i qeverise pasi te kete marre bekimin e miqve te huaj, etj.
Perse na duhet qeveria ? C'fare qeveris ajo ? Apo per tu krekosur neper tribuna e seminare.
Kam pershtypjen se shume shpejt do te na duhet te aplikojme edhe per Vize apo Leje Qendrimi ne Shqiperi,tek miqte e huaj.
E vetmja menyre per ne Shqiptaret per tu ndjere si gjithe te tjeret, eshte te behemi edhe ne te HUAJ, pra te ikim nga syte -kembet neper bote per te gjetur pak respekt e dinjitet.
P.S. Pasi te jemi sistemuar me pune e shtepi ne vendet e huaja, mund te vijme ne Shqiperi per te kaluar pushimet ne ndonje nga hotelet, fshatrat turistike apo qendrat rezidenciale qe do te kene ndertuar te huajt ne vendin tone.
Add new comment