Telefonata me Nuland, Berisha flet për mundësinë e një kompromisi për reformën në drejtësi
Ish- kryeministri Sali Berisha a zbardhur përmbajtjen e bisedës që pati sot me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Berisha flet për mundësinë e një kompromsi, thjeshtimin e arkitekturës së institucioneve të drejtësisë dhe kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara, si garancia për të mos lejuar kapjen e drejtësisë. “Kjo bisede u perqendrua kryesisht ne reformen e drejtesise. Ndihmes Sekretarja e Shtetit Nuland ne bisede theksoi rendesine e madhe te kesaj reforme per integrimin e Shqiperise ne Europe dhe shprehu vleresimin e saj ne perpjekjet e fundit te ambasadoreve te SHBA dhe BE per nje kompromis midis paleve ne ditet qe vijne. Nga ana ime theksova se besoj se nje kompromis, ne rast se qeveria deshiron reformen, eshte plotesisht i mundshem. Kerkesa e opozites per vende te rezervuara eshte nje kerkese anti-kapje, bazohet plotesisht ne rekomandimet nderkombetare dhe qeveria nuk ka asnje arsye te mos e pranoje. Theksova se thjeshtimi i arkitektures se institucioneve te drejtesise eshte plotesisht i mundshem dhe u shpreha se shpresoj qe palet do bien dakord.
Kerkesa e opozites per te votuar, se bashku me nenet e reformes ne drejtesi, edhe nenin per votimin dixhital, biometrik, do te deshmonte vullnetin e qeverise per nje proces zgjedhor transparent, jetik per vendin. Se fundi, se bashku me Ndihmes Sekretaren e Shtetit, zonja Nuland vleresuam shume te rendesishem nje kompromis te mundshem ne ditet qe vijne”, shkruan Berisha.
Add new comment