Trefishohen bimët e marihuanës për dy vjet – nga “mbretëria e Lazaratit”, në “mbretërinë e Shkodrës”
Në një raportim të gazetës italiane Corriere della Sera, bazuar në raportin zyrtar të Guardia di Finanza të vitit 2015 për Shqiërinë, shkruhet se bimët e marihuanës u trefishuan në vendin tonë për dy vjet – 83 mijë ishin mbjellë në 2013-ën, ndërsa 243 mijë u mbollën në 2015-ën. Raporti për 2016-ën ende nuk është përfunduar.
Në 2013-ën, prodhimi i marihuanës ishte përqendruar pothuaj tërësisht në Lazarat, ndërsa në 2015-ën ishte i përqëndruar në rajonin e Shkodrës, por edhe i shpërndarë pothuaj në të gjithë Shqipërinë, duke arritur për herë të parë 1 mijë ton, shkruan gazeta italiane.
Raportimi italian: http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/16_giugno_03/narcos-dall-adriatico-oltre-mille-piantagioni-21b80694-29c0-11e6-8bea-50842573ee10.shtml
E. Zaloshnja
Add new comment