Shqetësim ndërkombëtar/Komentet fyese në rrjetet sociale duhen fshirë

Postuar në 04 Qershor, 2016 12:24

Deutsche Welle: Z. Zörner, rrjetet sociale janё emancipuar si medie mё vete. Ato janё njё podium i shprehjes sё lirё tё mendimit, por ato mund tё jenё edhe skena pёr komentet me gjuhё urrejtjeje. Cila vlerё ёshtё mё e çmuar: fjala e lirё, apo shmangia e gjuhёs sё urrejtjes?
Hendrik Zörner: Shmangia e gjuhёs sё urrejtjes ёshtё patjetёr e rёndёsishme. Madje nё raste tё caktuara ajo mund tё jetё edhe mё e rёndёsishme se shprehja e lirё e mendimit - sepse ёshtё njё abuzim me fjalёn e lirё - nёse e pёrdor atё gjuhё, pёr dhёnё komente urrjetjeje ndaj njerёzve dhe pёr t'i diskretituar ata.

Kodi i sjelljes i Komisionit tё BE-sё nё Bruksel, qё sapo ёshtё miratuar bashakrisht me katёr koncernet e mёdha tё teknologjisё sё informacionit Google, Twitter, Facebook dhe Microsoft, parashikon, qё brenda 24 orёve duhet tё hiqen nga rrjeti komentet e urrejtjes. Por koncernet nё fakt duan tё kontrollojnё vetёm me sondazhe. Kjo nuk duket tё jetё fort efikase.

Edhe ne kёshtu mendojmё. Kodi i sjelljes ёshtё gjithёsesi nё radhё tё parё njё hap i parё nё drejtimin e duhur. Deri tani nuk ka pasur pothuajse asnjё rregullore. Por qё tё ketё vetёm kontrolle sondazhi, kjo ёshtё vёrtetё shumё pak. Nuk mund tё jetё qёllimi qё tё fshihet njёri apo tjetri koment me gjuhёn e urrejtjes, nё mёnyrё qё kёto koncerne tё mёdha mё pas tё pretendojnё se janё nё rregull. Jo nuk shkon, kёshtu, por duhet tё jetё e qartё, sё komentet me gjuhёn e urrejtjes thjeshtё s'kanё vend nё rrjetet sociale. Ato duhet tё fshihen, nёse janё vendosur nё kёto platforma.

Madje Ministria gjermane e Drejtёsisё shkon edhe mё tej me kufiizmet ndaj gjuhёs sё urrejtjes. Sipas saj tё gjitha njoftimet nё rrjetet sociale duhen verifikuar e nё rast nevoje tё bllokohen. Por kёsaj Facebook, Twitter & Co mund t'i shmangen shumё mirё, duke iu nёnshtruar kodit tё butё tё Brukselit.
Ky ёshtё pikёrisht problemi. Ato me siguri edhe do ta bёjnё kёtё, sepse kёto janё koncerne qё operojnё nё nivell ndёrkombёtar dhe komentet e urrejtjes nuk janё tё kufizuara vetёm ndaj njё kombi. Kjo e bёn tё qartё edhe vёshtirёsinё, me tё cilёn duhet tё pёrballet Ministria e Drejtёsiё, sepse nё kёtё kontekst nuk mund t'i refereohesh vetёm sё drejtёs kombёtare.

Njё rregull mbarё europian do tё ishte patjetёr i nevojshёm. Pikёrisht pёr kёtё arsye do tё ishte njё pёrmirёsim, që t’i pranonte ato brenda mundёsive.

Si qëndron puna me zbatimin e sё drejtёs kombёtare nё internet? Si funksionon kjo?
Kjo ёshtё jashtёzakonisht e rёndёsishme. Drejtёsia gjermane, kёtё e pёrjetojmё vazhdimisht nё shumё kontekste, ёshtё hapa pas zhvillimeve teknike nё epokёn digjitale. Vahdon tё ketё autoritete tё tёra hetomire dhe gjykata, qё e kanё kufizuar aksesin nё internet nё vendin e punёs. Kjo ёshtё sikur tё hedhёsh vёshtrimin nё epokёn digjitale tё gurit, qё e konstatojmё ne shpesh nё praktikё Nё rethana tё tilla detyrimisht qё varet prej asaj, se aktorёt e mёdhenj si p.sh. Facebook, bёjnё atё qё pёrcakton legjilativi. Legjislativi vet, ose organet ekzekutive nёn tё, nuk mund tё zbatojnё asgjё teknikisht. Kjo funksionon nё mёnyrё efikase, vetёm nёse ofruesi dhe legjislativi do tё ishin nё njё linjё.

Disa organizata jo qeveritare e kritikojnё kodin e Brukselit si njё ndёrhyrje nё shprehjen e mendimit tё lirё. Pёr aktivistёt e internetit kjo e drejtё ёshtё e pacёnueshme. Por, po dёshmohet qё terrorizmi gjithnjё e mё shumё po organizohet pёrmes rrjetit. A nuk duhen ne nё kёtё sfond mundёsi mё tё forta ndёrhyrjeje?
Jo, unё nuk mendoj, qё ne na duhen mundёsi mё tё forta ndёrhyrjeje. Parimisht duhet qё tё peshohen vlerat. Liria e shtypit dhe e mendimit ёshtё njё e drejtё themelore. Kjo nuk ёshtё njё vlerё tё themi "nice to have", por njё vlerё fundamentale pёr funksionimin e shoqёrive demokraike.E kjo vlen edhe nё sfondin e asaj qё tani pёr tani duhet ta pranojmё, qё na duhet tё jetojmё me kёrcёnimin e terrorit ndaj vendeve perёndimore. Liria e shtypit dhe e mendimit nuk duhet tё cёnohet. Por komentet me gjuhёn e urrejtjes nuk kanё tё bёjnё me lirinё e shtypit dhe tё mendimit.

Hendrik Zörner ёshtё zёdhёns i shtypit i Shoqatёs sё Gazetarёve gjermanё, DJV.

"DW"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.