Nuk i lë FMN të ulin TVSH-ne, marrin kritika të forta për Tatimet
Fondi Monetar Ndërkombëtar monitoron nga shumë afër qeverinë shqiptare dhe zbatimin e marrëveshjes 3 vjeçare me të. Kreu i Misionit të përhershëm të Fondit në Tiranë Jens Reinke, ndonëse optimist për ecurinë e ekonomisë lëshoi kritika të forta për administratën tatimore, nisur nga shqetësimet që ka përcjellë vetë biznesi
“Ka të bëjë me mënyrën se si tatimet sillen me biznesin. Ata thonë se adminsitrata tatimore është ndëshkuese dhe nuk ka konsistencë. . kur unë flas me sektorin privat ata me duken se nuk janë shumë në humor për të shtuar ndonjë gjë pozitive .. dhe kjo është një nga kontraditat ndërkohë që shifrat tregojnë ecuri pozitive sektori privat duket se nuk ka një përmirësim të perceptimit”-theksoi Reinke në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Përveç kësaj Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hequr çdo ilizion të qeverisë se mund të bëjë ulje të tvsh-së për disa sektorë, duke aluduar për një kthim në taksën e sheshtë sesa për ulje në sektorë të diferencuar.
“Do duhet të vazhdojmë kosnolidimin fiskal dhe nuk ka hapsirë për dhurata. Të lehtësosh barrën e taksave është gjë e mirë dhe në të ardhmen mund të mendohet por në nuk preferojmë të jepen taklsa që favorizojnë një sektor apo një tjetër do ishte mirë të dhe me efiçente që nëse taksat do ulen të ulen në mënyrë të barabartë për të gjithë sektorët”-deklaroi shefi i FMN-së.
Po ashtu FMN ka vënë barrierë edhe rritjes së pagave dhe pensioneve. Pyetjes së nese do te kete rritje pagash dhe pensionesh këtë vit Ahmetaj iu përgjigj në këtë mënyrë. "Shijoni njehre lajmet e mira , kapercimin e krizes, qe te gelltisni gradualisht lajme te mira.”
Add new comment