Franca me axhendë të re për Ballkanin thotë qeveria shqiptare

Postuar në 31 Maj, 2016 12:19

Qeveria shqiptare njofton se Franca vjen me një axhendë të re për Ballkanin. Në njoftimin për shtyp pas takimit që kryeministri Rama pati me presidentin francez, Fransua Hollande, para ceremonisë së dekorimit së shkrimtarit Ismail Kadare, thuhet se" gjatë takimit me Presidentin Hollande, ku morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Bushati dhe Sekretari i Shtetit francez për Çështjet Europiane, Harlem Désir, u konfirmua angazhimi i Francës për t'i dhënë një orientim domethënës politikave euro-integruese në raport me Shqipërinë, sidomos nëpërmjet konferencës së Parisit dhe një axhendë të re të Francës për rajonin duke filluar nga muaji shtator". Sipas raportimit një vlerësim i posaçëm për Shqipërinë dhe punën e qeverisë, ishte lufta ndaj radikalizmit fetar dhe ripërtëritja ekonomike, ku Franca mëton të ketë rolin e saj nëpërmjet investimeve madhore si ai i TAP-IAP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.