Një qeveri tiranike duhet rrëzuar – thotë Deklarata e Pavarsisë së Teksasit dhe SHBA

Postuar në 23 Shtator, 2011 02:57

Rrëzimi i tiranive është një ngjarje e shpeshtë në historinë botërore, por asnjë dokument nuk e ka shprehur më mirë se Deklarata e Pavarësisë së Teksasit përse një qeveri që shkel të drejtat dhe pronën e qytetarëve duhet të hidhet tej nga masat e popullit.

Kur një qeveri nuk mbron më jetën, lirinë dhe pronën e njerzve, nga të cilët buron pushteti i saj dhe për garantimin e lumturisë së të cilëve ajo është krijuar, dhe nuk është më garanti që ata të gëzojnë këto të drejta të patjetërsueshme dhe të paçmushme, atëhere ajo bëhet një instrument në duart e sunduesve të ligj me qëllim shtypjen e qytetarëve.

Kur, si pasojë e këtyre akteve të heqjes dorë nga detyrat e saj dhe veprimeve në kundërshtim me vullnetin e popullit  nga ana e qeverisë, mbizotëron anarkia, edhe Shoqëria Civile nga ana e saj shpërbëhet në elementet e saj bazë. Në raste krizash të tilla, ligji bazë i natyrës, e drejta për tu vetëmbrojtur dhe mbijetuar – e drejta e lindur dhe e patjetërsueshme e popullit për t’iu drejtuar parimeve bazë dhe të marrë çështjet politike në duart e tij në të tilla raste ekstreme konsiderohet si një e drejtë të tyre dhe një obligim të shenjtë ndaj pasardhësve ta rrëzojnë një qeveri të tillë dhe të krijojnë në vend të saj një tjetër, e cila do ti shpëtojë nga rreziqet që u kanosen dhe do të garantojë mirëqenien dhe lumturinë e tyre në të ardhmen”

A nuk është qeveria shqiptare një tirani e tillë që duhet të rrëzohet nga populli kur ajo:

  • Vjedh votat dhe pronat e qytetarëve
  • Vret kundërshtarët dhe qytetarë që kërkojnë të drejtat për një jetë më të mirë
  • Shkel rregullisht kushtetutën dhe të drejtat civile të qytetarëve
  • Shet interesa kombëtare qeverive të huaja jomiqësore
  • Përvetëson pasuritë kombëtare për interesat e saj
  • Ëshë e përfshirë me krimin e organizuar
  • Shet territore qeverive shoviniste fqinje
  • Përpiqet të shkombëtarizojë kombin…e të tjera me radhë

Kur dikush mëson për trimërinë dhe heroizmin e atyre 187 teksanëve në betejën e Alamo-s, të cilët u sakrifikuan për liri dhe begati, një ngjarje që është rrënjosur kaq shumë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe mendjet dhe zemrat e amerikanëve, ai/ajo nuk mundet ta përmbajë frymëzimin që i buron për të luftuar edhe ai/ajo për lirinë dhe begatinë e popullit të vet. Edhe shqiptarët e kanë të drejtën të vendosin për veten e tyre dhe të luftojnë kundër një tiranie kaq shtypëse sa bota nuk e ka parë për një shekull. Disa thonë me votë, por një tirani do të përdor fuqinë e saj shtypëse për të vjedhur votat siç bëri në 8 Maj.

Edhe Deklarata e Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara deklaron qartë se:

Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe ka disa të drejta të patjetërsueshme që qeveritë nuk duhet ti shkelin. Këto të drejta përfshijnë të drejtën e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Kur një qeveri nuk arrin të mbrojë këto të drejta, atëherë nuk është vetëm e drejta, por edhe detyrë e njerëzve për ta përmbysur këtë qeveri. Në vendin të saj, njerëzit duhet të krijojnë një qeveri që është projektuar për të mbrojtur këto të drejta. Qeveritë janë përmbysur rrallë, dhe nuk duhet të përmbysen për arsye të parëndësishme.
Të dyja këto dokumente përshkruajnë linjat, kur një qeveri duhet të rrëzohet si një obligim për të ndërtuar lumturi për njerëzit dhe të ardhme për vendin. A nuk janë shqiptarët në këtë pikë të historisë për të ndërmarrë një përpjekje të tillë?

A.Kola

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Tashme u be &nbsp;nje kohe e gjate, besoj e mjaftueshme katerciperisht, se &nbsp;qeveria egzistuese e shqiptareve, &nbsp;eshte jo vetem tiranike per arsyet qe ti i ke vendosur konkretisht, por dhe kusare, hajdute!</p><p>Te gjithe njohin faktet, &nbsp;per kete qe sapo thashe, &nbsp;kusarine!</p><p>Asnje pushtetar i akuzuar nga shtypi , media dhe opozita nuk eshte paraqitur ne organet e Prokurorise per te pastruar se paku emrin e tyre, nga akuzat e ngritura perpara publikut, &nbsp;kjo do te thote se ata jetojne dhe punojne, &nbsp;me nje njolle te zeze ne ndergjegje, te papastruar, kjo eshte e pa moralshme!&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.