"Nuk ka ndarje të Bosnje-Hercegovinës. Pavarësinë e Republikës Srpska nuk do ta njohë askush”
Republika Srpska nuk ka për t’u bërë dot asnjëherë shtet i pavarur. Me këto terma kategorikë është shprehur analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, i cili ka folur për gazetën “Vecernje Novosti”. Sipas tij, entiteti në fjalë, pjesë e federatës boshnjake, nuk duhet të shkojë drejt referendumit për shkëputje, pasi asnjë nuk do ta njohë atë. “Republika Srpska nuk ka për të marrë mbështetje nga pjesa tjetër e Bosnjes dhe kjo do të çojë në konflikt si ai i vitit 1990.
“B92” shton se Serëer është një kritik i madh i presdientit Milorad Dodik, i cili e përmendi atë edhe gjatë një mitingu të fundit në Banja Luka, ku deklaroi se nuk i takon Serwer të caktojë se çfarë do të ndodhë me entitetin në fjalë.
Analisti ka replikuar duke theksuar se: “Sigurisht që nuk do ta vendos unë nëse RS do të bëhet pavarur apo jo. Ajo është vendosur tashmë dhe vendimi nuk do të anulohet. Dodik përdor idenë e një RS-je të pavarur për të bërë karrierë politike. Edhe nëse ai e deklaron, akush nuk do ta njohë pavarësinë. Sigurisht jo Serbia, sepse kjo do ta vendoste në pozicion të vështirë. Do të dëmtonte lidhjet e saj me Brukselin dhe Washingtonin”, tha Serwer.
Situata është ndezur në Banja Luka, dhe para disa ditë edhe kryeministri serb, Vuçiç, bëri thirrje për qetësi.
Add new comment