A mund të kenë turp këta? SHBA i urdhëron të firmosin draftin e reformës në drejtësi
Ambasadori amerikan foli sot me një gjuhë të drejtëpërdrejtë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, duke i treguar edhe kulaçin edhe kërbaçin klasës sonë politike. I zhveshur nga gjuha diplomatike ambasadori amerikan kërkoi të prekë ndjenjat qytetare të palëve politike, duke u thënë se zvarritja e miratimit të reformës po i bën me turp. Nga ana tjetër, të dyja palëve iu bë e qartë se afati ka skaduar dhe tashmë duhet të shkojnë si çeçua të hedhin firmën në draftin e reformës në drejtësi. “Kam një mesazh shumë të thjeshtë: Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Por fatmirësisht, ne nuk do ta lejojmë të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses. Ne do t’ju ndihmojmë ta bëni këtë. Gjatë vitit të shkuar, kam parë znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t’i kërkojnë Shqipërisë ta miratojë këtë reformë. Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë. Por më shumë se kaq, ju dhe unë e dimë se populli shqiptar, të pasur e të varfër, të rinj e të moshuar, qytetarë të fshatit e qytetit, burra e gra, e kërkojnë këtë reformë. Nëntëdhjetë e një për qind e mbështesin këtë reformë. Mendojeni pak. Shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra e megjithatë 91 për qind mund të bien dakord se vendi ka nevojë për këtë reformë.E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë.Së fundmi, i kërkoj komisionit sot të mbështesë një kalendar, një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme në këtë komision deri në fund të majit dhe në parlament deri në fund të qershorit. Ndaloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për detyrë.”, u shpreh Lu.
Comments
Kercen prifti nga belaja,
Kercen prifti nga belaja,
Kete here, CECUA,
Kishte gershere,
Te mbedhaja. . .
Te shohim, a do te pjerdhi kesaje here Salo beu ?
Ne pritje.
Add new comment