E njëjta dorë. Arkitekti i stadiumit, i kontraktuar edhe nga Vangjush Dako për projektin “Veliera” në Durrës
Marco Casamonti, arkitekti italian, drejtues i studios “Achea” që projektoi Arenën Kombëtare me një kullë multifunksionale shfaqet në një tjetër punë disa milionë dollarëshe të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ose thënë ndryshe qeveria. Bëhet fjalë për projektin “Veliera” një investim prej 6 milionë dollarësh që parashikon ngritjen e një tende rreth gjashtëdhjetë metra e gjatë dhe dyzetë metra e gjerë në hyrje të Portit të Durrësit. Në dëgjesën e parë publike që u zhvillua në Pallatin të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, arkitektët durrsakë kishin vërejtje për mënyrën e pozicionimit të objektit, madje kishte edhe kritika të tipit se ajo do të ‘sfumonte’ Torrën. Në përgjigje të kritikave arkitekti italian deklaroi: se “Po përpiqemi të përshtatim një superprojekt modern në katrahurën urbane të Durrësit. Shikojini këto pallate, këto shëmtira (shfaqen në ekran katër pallatet). Me këto do ta identifikoni Durrësin?! Keni bërë masakër urbane. Pra, ne po përpiqemi t’i zbukurojmë sadopak këta pallate të shëmtuara me veprën tonë, prandaj e kemi realizuar me këto përmasa”-theksoi arkitekti italian, i vënë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të tij me drejtësinë në Itali.
Add new comment