Mos u dorëzoni!

Postuar në 20 Prill, 2016 20:18

Elozhet dhe vlerësimet për Edi Ramën nuk do të thotë se ndërkombëtarët kanë jashtë vëmendjes zhvillimet në Partinë Socialiste dhe grupin që ka akuzuar kryetarin e partisë për shkelje të statutit. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi kapatur një takim me dy eurodeputetët e majtë, Knut Fleckenstein dhe Hannes Zwoboda të ndodhur në Tiranë për një konferencë mbi demokracinë e brendshme të partiv. Pas takimit Hafizi tha se në takim u diskutua për të majtën shqiptare dhe se mori inkurajimin për të bazhduar betejën e nisur. E pyetur për bisedën që kishte ndarë me Fleckenstein dhe Sëoboda Hafizi tha se kishte marrë mbështetje për të mos u dorëzuar. “Përgjigja ishte më e bukur e mundshme: ‘Mos u dorëzoni’. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë betejën”, tha deputetja e PS-së pas takimit. Hafizi dhe Blushi kanë kërkuar që të hapen kutitë e votave të referendumit brenda PS-së me pretendimin se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Blushi eshte cun dhe nip komunisti.
Si i tille, ka gene te forta komunisti.
Ne keto kushte, motivi i tije eshte qe KOMUNISTAT VDESIN DHE NUK DOREZOHEN.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Anti-sistemsi Zalo cfare mendimi ka per kete ceshtje?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.