Pronat e shqiptarëve, vijnë defteret nga Stambolli

Postuar në 20 Prill, 2016 11:41

57 regjistra osmanë që ofrojnë një informacion të dorës së parë për popullsinë, pronat dhe taksat në territoret shqiptare prej shek. XV-XIX kanë mbërritur në Arkivën e Shtetit. Edhe pse këta regjistra duhet të kalojnë fillimisht përmes një procesi tekniko-shkencor, mësohet se ata kanë një rëndësi të veçantë, pasi ofrojnë një informacion autentik për popullsinë, pronat dhe taksat në territoret shqiptare prej shek. XV-XIX. Regjistri i parë i këtij fondi i përket vitit 1431 dhe mendohet se ka informacion shumë të vlefshëm për konfigurimi e popullsisë dhe pasurisë së shqiptarëve.
Defterët osmanë janë dy llojesh, përmbledhës (ixhman) dhe të hollësishëm (mufasatë). Përmbledhësit shënojnë për çdo vendbanim numrin e shtëpive, zotëruesit e pronës, timar dhe sasinë e taksave, kurse të hollësishmit ofrojnë edhe lista të detajuara të taksave, emrat e kryefamiljarëve, të beqarëve dhe të të vejave, pasi të gjithë ishin subjekt i taksimit. Ardhja e këtyre regjistrave tyre do të shërbejë për qëllime studimore dhe historike shkruan Panorama.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

E ku pjerdh ligji 7501 i Sali Berishes, per tefteret e Turqise.
Rrofte hajduteria.
Rrofte kusaria.
E c'duhet ndershmeria ?
Ka dale kokra e malokhanes, pronar ne bregdet, pronar ne Tirane, etj. ku t'i kete dashur qejfi, ndersa pronaret e vertete, po vdesin pa e shijuar kete jete, dyerve te gjykatave per 25 vjet.
A ka me turp ?
Po kush te kete turp ?
Hajduti, kusari, krimineli, malokhanja ?
Fjala turp eshte fjale e huaj nder keto vise, tash 25 vjet e ketej.
Tung

Submitted by Pjerdhesi 99-sh (not verified) on

Zoti Dudasi!
Eshte e mirekuptueshme dalldia juaj kunder Sali Berishes, pasi ajo pershkon nje kategori shqiptaresh "te mire", "patriote" e keshtu me radhe, te cilet ne mungese te armikut te jashtem, kane rendur pas miniatures se armikut Sali me te cilin shpjegohen te gjitha problemet. Por te pakten jini i sakte: ligji ne fjale eshte dore e Ramiz Alise, ati shurrdhjeses se Enver Hoxhes, te tredhurit te Byrose suaj te dashur. Pra Saliu ka bere boll gjera, por jo ligjin antinjerezor ne fjale. Ju uroj shendet dhe energji te pashtershme ne Saliniaden tuaj virtuale!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Natyrisht ne keto DEFTER jepen se kush ka qene pronar ne vitet e pushtimit turk-osman.
Simbas ligjit turk te pushtimit kishte te drejte te rregjistronte pasunine e palujtshme kush bahej musliman. Tokat e kristjanve katolik ne veri dhe te kristjanve ortodoks ne jug qe nuk kan pranue konvertimin ne musliman natyrisht u kan kalue ishkristjanve te konvertuem ne musliman. Gjithmone kan perfitue renegatet qe e kan quejte veheten turq ne krahasim me ata shqiptar qe nuk jane turqizue dhe nuk e kan quejte kurr vehten turq.
Kjo asht politika e poshtme e neo-osmanit te deklaruem Erdogan.

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

I nderuar Pjerdhes 99-sh !
Me vjen keq, por kete keni shenuar per identifikim.
Duke u nisur nga identifikimi, nuk po merrem me ju, mbasi mbani ere te rende e te keqe.
Vini era pordhe.
Si i tille, nuk po e zgjas.
Nuk ja vlen te diskutoj e te harxhoj kohe me nivelin t'uaj.
Vjen ere e keqe.
Largohen te gjithe.
Duhet kundragaz

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.