Zv. Ministrja e Arsimit: "Feja në shkollë, nismë e BE-së". Ambasadori gjerman: "Ne e kemi me zgjedhje"
Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka deklaruar sot se futja e edukatës fetare në shkollë është kërkesë e Bashkimit Europian. Sipas “Vizion Plus” që i ka marrë Malajt një prononcim, janë 13 vende të BE-së që e kanë pranuar këtë nismë gjithnjë me synim edukimin si formë e luftës kundër terrorizmit. Në Shqipëri edukimi i historisë fetare do të përfshihet në 10 institucione arsimore të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm. “Mësimi rreth feve, nuk do të jetë lëndë më vete, por e shkrirë me tekstin e Edukatës Qytetare. Nxënësit e klasave te 6 dhe te 10 do të zhvillojnë 18 orë në vit Edukatë Fetare. Ambasadori Gjerman në Tiranë gjatë një aktiviteti në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” tregoi se dhe Gjermania e ka Edukatën Fetare, por si lëndë me zgjedhje dhe në varësi të landeve”, raporton VP.
Add new comment