Schmitt: Ndarja e vështirë nga enverizmi
Oliver Jens Shmitt, historiani zviceran që hapi shumë polemika me botimin me për Skëndërbeun, vjen me një konstatim për Shqipërinë e sotme, të cilën e sheh të lidhur ngushtë me enverizmin jo vetëm tek brezi i vjetër, por si një traumë që po u përcillet edhe brezave të rinj. Në një shkrim përkujtimor për studiuesin Ardian Klosi, dhe duke iu referuar disa studimeeve Schmitt thotë se ka një përpjekje për të rehabilituar figurën e ish-diktatorit. “Fakt është se barra e traumës së Enverizmit ka mbetur e papërpunuar deri më sot. Një nostalgji amnezike për të kaluarën po përhapet sot te një pjesë e kulturës rinore, ndërkohë që enveristë të vjetër e të rinj përpiqen të rehabilitojnë njërin nga diktatorët më brutalë të shekullit të XX. Si shoqëri të tjera të ngjashme, edhe Shqipërisëi duhej distanca e një brezi për t’iu qasur traumës së diktaturës, paçka se kjo qasje në Shqipëri ecën ngadalë dhe më mundimshëm se gjetkë”. Schmit përmend një artikull të studiuesit Idrid Idrizi për të thënë se citati i diktatorit që përfshihet në titull-Natyrisht, të tëra gjerat ne nuk mund t’i dimë se kompjutorë nuk jemi”-tingëllon qesharak vetëm nëese harron tmerret e shkaktuara nga spiunimet, denoncimet, sistemet e kampevev dhe dënimet kolektive që ngritën ndër vite ai dhe ithtarët e tij të shumtë.
http://www.balkanweb.com/site/miqte-nuk-te-harrojne-schmitt-per-klosin-l...
Add new comment