Kundër farsës së referendumit

Postuar në 08 Prill, 2016 11:37

Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.
“Referendumi është një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7 vjeçar të Ramës në PS, në kundërshtim me të gjitha nenet dhe rregullat, produkt i shkeljeve të panumërta të statusit të PS. Ai zhvillohet pa asnjë fushatë, pa asnjë shpjegim. Si deputete e PS u bëj thirrje, mos u bëni pjesë e farsës, mos lejoni t’u përdorin, mos kini frikë, mos lejoni t’u cenojnë dinjitetin”- tha Hafizi.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.