Ministri i Shëndetësisë në overdozë nervash...
Ky është ministri i Shëndetësisë, i mirënjohuri Ilir Beqja. I cili në vitin 2015, u konkurua për habere nga feudi i tij dikasterial, vetëm nga Ilir Meta, të cilit me sa po kuptojmë “i ranë në qafë të tjerë”. Beqja ka qenë në Shkodër ku është përballur me korrespondentin e “Zëri i Amerikës” Pëllumb Sulo, ndaj të cilit hakërrehet me një ton dhe fjalor të padenjë për një intelektual. “Ke filluar trash zonin ti Pëllumb”, i drejtohet ministri që nuk është e qartë se përse bezdiset nga kamerat në një mjedis publik si spitali. Ndoshta dushi që kaloi në intervistën e fundit në median në fjalë, e ka mbingarkuar me mllef, çka e amniston këtë sjellje që nuk është se e nxjerr shumë mirë.
Add new comment