Sekserët e xhihadit, prokuroria kërkon 152 vite burg për grupin e imamëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të akuzuarit. Këta persona akuzohen se dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Në bazë të një hetimeve, kryesisht në vitin 2013, këta 9 persona kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale : ”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”;
”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
Pretenca
Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim
Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim
Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim
Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim
Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim
Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim
Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim
Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim
Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim
Add new comment