Trekëndëshi Shqipëri-Itali Greqi në negociata për emigrantët
Qeveria greke do të kërkojë mbështetjen e Italisë dhe të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera fqinje në përballimin e problemit të refugjatëve. Sipas burimeve vendase, përjekjet do të zhvillohen në dy faza. Së pari do të synohet në një marrëveshje tripalëshe midis Athinës Tiranës dhe Romës dhe më pas, në organizimin e një takimi në nivel ministrash, me pjesëmarrjen e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Këto propozime janë diskutuar në takimin e para dy javëve të ministrit të jashtëm grek, me homologun e vet shqiptar Ditmir Bushati, thonë të njëjtat burime. Athina do të propozojë që fillimisht të funksionojë bashkëpunimi i autoriteteve policore të të tre vendeve dhe shkëmbimi i informacioneve mbi refugjatët. Kjo është diçka që është kërkuar me këmbëngulje prej gati një viti, edhe nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të penetrimit të xhihadistëve
Comments
Polici e plakur
Ama keto pleq i ruajkan kufijte shqiptar ?!
Pse nuk shkon e bahesh polic
Pse nuk shkon e bahesh polic kufinit zotni Tedeschin ? Me i fresku rradhet e policise. Bile ploteson kushtin mbasi ke kulture e gjuhe t 'huej.
Add new comment