Epërsia e tregut shqiptar të hidrokarbureve, futja e kinezëve dhe George Soros
Blerja e aksioneve të Bankers Petrolium nga kompania kineze Geo - Jade Petroleum Corporation në vlerën e 440.4 milionë dollarëve shihet si një epërsi që tregu shqiptar i hidrokarbureve po fiton ndaj fqinjëve dhe kryesisht Greqisë që mendohet se ka rezerva nafte të së njëjtës cilësi me atë të Patos Marinzës. Në një shkrim të saj, agjencia greke Capital.gr e fokusuar kryesisht në cëcshtjet ekonomike thotë se blloqet e hodrokarbureve që ndodhen në Greqinë e Veriut, afër zonës së Janinës janë vazhdimësi e pllakës tektonike të fushave naftëmbajtëse të Shqipërisë, e megjithatë interesi i investitorëve të mëdhenj të kësaj fushe është për naftën shqiptare. Sipas saj dëshmi e kësaj epërsie është edhe fakti se në Shqipëri operojnë kompani të tilla si San Leon Energy, një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të së cilës i ka investitori George Soros apo firma izraelite ILDC dhe ajo Shell.
http://www.capital.gr/story/3114345/ti-gureuoun-oi-kinezoi-sta-petrelaia...
Add new comment