Disa pikëpyetje për skemën e subvencioneve në bujqësi
Për skemën e Ish zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, thotë se subvencioni në bujqësi duhet të orientohet nga rritja e vlerës. Fondet nuk duhet të falen, sipas skemës aktuale por të kthehen në investime dhe përfituesit pas një periudhe 5 vjeçare të japin “llogari” se sa këto fonde i janë kthyer mbrapsht shtetit përmes pagimit të taksave, apo sa ato kanë ndikuar në punësimin dhe shtimin e të ardhurave . Për të realizuar këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të ngrejë një sistem monitorimi për subvencionet dhe të vërë disa kushte.
Ismail Beka, nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) i cili ka koordinuar edhe fondet e IPA për subvencionet në bujqësi, mendon se skema aktuale e trajton bujqësinë si biznes dhe jo si nxitje e prodhimit. Skema e kompensimit në pikat e grumbullimit po rezulton spekulative thotë Beka, ku përfituesit më të mëdhenj janë bizneset që merren më bujqësinë dhe jo prodhimin në ferma.
Po krijohet ideja e bujqësisë së industrializuar, ndërkohë që bujqësia shqiptare është e bazuar te fermat shumë të vogla, thotë Beka, një ekspert i njohur i bujqësisë.
Ilir Mile, zv.presidenti i shoqatës së fermerëve “Rrupaj”, pohoi se skema e subvencionit nuk po funksionon. Përgjithësisht, tarifat e korrupsionit për të përfituar nga skemat mbështetëse kanë qenë të larta dhe zënë deri në 30% të vlerës së grantit – pohojnë fermerët në zonat e Lushnjës.
Monitor
Add new comment