"Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen"
Familjarët e Fiqiri Muçës janë të irrituar nga dekreti i Presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës, e ka cilësuar një vendim të padrejtë faljen e vrasësit të bashkëshortit të saj, babait të pesë fëmijëve.
“Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Ligji është ligj. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi. Presidentit apo të gjithëve atyre që dalin lart e poshtë për të kërkuar të falet Nazime Visha, minimalja që duhej të kishin bërë ishte të vinin të merrnin edhe mendimin e palës së dëmtuar. Të gjithë e shkelën me këmbë drejtësinë”, ka thënë Mynyre Muça, gruaja e viktimës, gjatë një interviste për gazetën “Panorama”.
"Fiqiriu, pa dijeninë time, kishte marrë një kredi në një bankë, rreth 1 milion e gjysmë lekë, për t’i blerë dhurata Nazimes. Tani banka m’i kërkon lekët mua. Vijnë sjellin njoftime në shtëpi, duan lekët. Unë nuk kam asnjë mundësi për ta mbyllur këtë kredi, por edhe të kisha pasur mundësi, nuk do ta mbyllja sepse nuk kam qenë në dijeni të kredisë që kishte marrë Fiqiriu"- ka shtuar gruaja e viktimës.
Comments
Ne fakt...
....Banka duhet t'ia kerkoje paret e kredise kesaj Nazimes, e para sepse kjo perfitoi direkt nga kredia dhe e dyta kjo e qërroi ate qyqarin nga kjo dynja, pra Nazimes i takon ta paguaje kredine. VRASESIT NUK DUHEN FALUR! (Pavaresisht nga arsyeja qe kane pasur per te vrare dhe pavaresisht nga budallalleqet qe zhgarravit Eni Vasili).
Add new comment