Modeli amerikan i Bashës largon 35% të të vjetërve nga gara për zgjedhje parlamentare
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka gjetur një mënyrë për të pastruar radhët e kandidatëve të vet në zgjedhje. Gjatë vizitës në ShBA, Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan, ku është diskutuar për “modelin e përzgjedhjes së kandidatëve”. “Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë Parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha. Kjo është një lëvizje që në thelb do të thotë goditje për një brez të vjetër deputetësh në PD, disa prej të cilëve nuk ka ë munguar të shprehin kritika për qëndrimin dhe veprimin e Bashës në opozitë. Loja politike me vendosjen e të rinjve u eksperimentua nga PS-ja dhe PD-ja që në zgjedhjet e vitit 2005, por kjo është hera e parë që jepet një përqindje paraprake e kritereve në përzgjedhje.
Comments
kenokotorri@yahoo.com
Kush te ka rrejte se eshte model amerikan.
Amerikane eshte votimi me primere ne te njejten dite per çdo kandidat qe paraqitet. Nuk ka perqindje atje .
Tjeter gje ne se quan Amerike sociakdemokracite pseudoliberale qe prune krizen politike kudo ne Europe, eshte tjeter gje.
Mos genjeni lexuesit e djathte po qe s edoni ti keni lexues....
Ne fakt ne titull eshte
Ne fakt ne titull eshte shkruar "modeli amerikan i Bashes...". Ne citim, kryetari i PD-se perdor kete term, pra i referohet nje modeli qe ai thote se e ka gjetur ne SHBA.
Add new comment