Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server
Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë. Ndërsa, përsa i takon procedurës së TVSH-së, sistemi pasqyronte vetëm përfundimin e procesit të rimbursimit të TVSH-së dhe jo mënyrën se si ishin hartuar dokumentet”, tha Nestori. Në dëshminë e tij Rista deklaroi se “Kam marrë një urdhër verbal nga drejtori ku më është kërkuar që t’u lejoja akses këtyre personave, t’u hapja rrugë sepse ka marrë urdhër nga ministri dhe Kryeministrit. Këta persona kanë kopjuar të dhënat, një pjesë e madhe e të cilave kanë dalë jashtë institucionit, paçka se ishte e ndaluar me ligj të veçantë”. Të njëjtën gjë pohoi edhe ish0ministri i Financave Cani, i cili gjatë dëshmisë së tij u shpreh qartë se “jam i bindur se ka patur vjedhje. Madje i sugjeroj ministrit aktual të ribëjë auditin”.
Add new comment